TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Maj 2026, 21:18

I diplomuar në Ekonomi, zbulohet kush është autori i sulmit në Itali; 31-vjeçari i nënshtrohet kontrollit psikologjik

Shkruar nga Pamfleti
I diplomuar në Ekonomi, zbulohet kush është autori i sulmit
Autori duke u larguar me vrap

Autoritetet italiane kanë identifikuar personin që shkaktoi kaosin në qendër të Modenas, pasi me makinën e tij mori para disa këmbësorë dhe më pas tentoi të arratisej.

Sipas mediave italiane, autori është Salim El Koudri, 31 vjeç, i diplomuar në Ekonomi. Ai ka lindur në Seriate, në provincën e Bergamos, më 30 mars 1995, por jetonte në Ravarino, në zonën e Modenas.

Hetimet paraprake tregojnë se 31-vjeçari rezultoi negativ në testet për alkool dhe lëndë narkotike, çka përjashton deri tani mundësinë që të ketë qenë nën efektin e substancave në momentin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para nga hetuesit, El Koudri kishte probleme të shëndetit mendor dhe deri në vitin 2024 kishte qenë në trajtim psikiatrik në Castelfranco Emilia.

Ndërkohë, policia italiane ka kryer kontrolle në banesën e tij në Ravarino për të mbledhur prova dhe për të kuptuar motivet e ngjarjes.

Aktualisht, 31-vjeçari ndodhet në komisariatin e Modenas, ku po merret në pyetje nga hetuesit.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në Via Emilia Centro, ku makina e drejtuar prej tij u fut me shpejtësi mbi trotuar, duke plagosur disa persona. Pas përplasjes, ai tentoi të largohej dhe sipas dëshmive nxori edhe një thikë gjatë përleshjes me qytetarët që e ndoqën dhe e neutralizuan deri në mbërritjen e policisë.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo për një episod të lidhur me gjendjen e tij psikologjike.

itali sulm me makine

Lini një Përgjigje