TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Mars 2026, 17:12

Sulmi izraelit në Liban, shkon në tre numri i gazetarëve të vrarë

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi izraelit në Liban, shkon në tre numri i gazetarëve të
Foto ilustruese

Sipas raportimeve të mediave lokale, tre gazetarë libanezë janë vrarë në një sulm të synuar izraelit ndaj automjetit të tyre mediatik në jug të Libanit.

Të vrarët janë identifikuar si Ali Shoeib, reporter i Al Manar TV, rrjet i lidhur me grupin militant Hezbollah, si edhe gazetarët e Al Mayadeen, Fatima dhe Mohamed Fetoni. Ata humbën jetën në një sulm ajror në qytetin Jezzine.

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, e dënoi sulmin dhe e cilësoi atë një “krim të hapur” që, sipas tij, shkel të drejtën ndërkombëtare, e cila parashikon mbrojtjen e gazetarëve gjatë luftës.

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte vrarë Ali Shoeib në një sulm, por e akuzoi atë se ishte një operativ i Hezbollahut që paraqitej si gazetar.

Ky është rasti i dytë që Izraeli akuzohet për shënjestrimin e gazetarëve në Liban që nga shpërthimi i luftës.

Javën e kaluar, Mohammad Sherri, një prezantues i njohur i Al Manar TV, dhe bashkëshortja e tij u vranë në një tjetër sulm të synuar.

Sipas të dhënave të cituara në raportim, deri tani më shumë se 1100 civilë, përfshirë 120 fëmijë dhe 42 pjesëtarë të shërbimeve të emergjencës mjekësore, janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Liban.

Shumë qytetarë në Liban druhen se Izraeli po përdor taktika të ngjashme me ato për të cilat është akuzuar edhe në Gaza, përfshirë shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve, gazetarëve dhe ekipeve mjekësore. Izraeli i ka mohuar këto akuza.

liban gazetare

Lini një Përgjigje