
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha sot se ndalimi i anijeve që transportojnë drogë drejt SHBA-së nuk funksionoi, por hedhja e tyre në erë po.
Diplomati më i lartë amerikan, duke folur në Mexico City, sinjalizoi se administrata do të vazhdojë të ndërmarrë veprime ushtarake për të ndaluar dërgesat e dyshuara të drogës.
Komentet e Rubios vijnë pasi ushtria amerikane goditi për vdekje një anije të dyshuar për drogë, e cila thuhet se ishte e lidhur me organizatën kriminale venezueliane Tren de Aragua. Sulmi ishte një përshkallëzim i rëndësishëm dhe në dukje i paprecedentë.
Diplomati më i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara kanë pasur prej kohësh inteligjencë që u lejon atyre të ndërhyjnë dhe ndalojnë anijet e drogës.
"E bëmë këtë. Dhe nuk funksionoi. Ajo që do t’i ndalojë është kur t’i hedhësh në erë, kur t’i eliminosh. I njëjti informacion dhe i njëjti mekanizëm inteligjence, ndoshta me një fokus më të lartë, u përdor për të përcaktuar se një anije droge po shkonte drejt, përfundimisht, Shteteve të Bashkuara, dhe në vend që ta ndalonim, me urdhër të presidentit, ne e shpërthyem atë. Dhe do të ndodhë përsëri. Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të shpallë luftë kundër organizatave narko-terroriste", tha Rubio në një konferencë për shtyp.
Lini një Përgjigje