Bota18 Maj 2024, 13:43

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, del para gjykatës penale autori

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, del para gjykatës penale autori

Autori i plagosjes së kryeministrit sllovak Robert Fico ka mbërritur në gjykatën penale në Penzinok për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca  zhvillohet nën masa të forta sigurie, ndërsa Prokuroria sllovake ka kërkuar arrest me burg për 71-vjeçarin Juri Cintula me akuzën e vrasjes me paramendim.

Para gjykatës janë parë shumë forca policore, teksa e gjithë vëmendja është në gjendjen shëndetësore të kreut të qeverisë, Roberto Fico.

71-vjeçari qëlloi me armë zjarri pesë herë kryeministrin sllovak Roberto Fico, pas një takimi qeveritar të mërkurën.

Njëri prej plumbave e ka kapur në bark. Kryeministri ka qenë në afërsi të mbështetësve të tij, pas takimit me kabinetin të zhvilluar në qytezën Handlova.

Kryeministri sllovak u transportua me helikopter në spital dhe iu nënshtrua një operacioni pesë-orësh, ndërsa të premten iu nënshtrua një tjetër operacioni dy orësh.

“Pacienti tani është i vetëdijshëm, gjendja e tij është e qëndrueshme, por është ende në Repartin e Mjekimit Intensiv”, deklaroi drejtoresha e spitalit ku po trajtohet Roberto Fico.

roberto fico atentati gjykate autori