Bota 1 Tetor 2023, 12:41

Sulmi në Ankara, gazetari zbardh detaje: Policia ka vrarë terroristin tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Ankara, gazetari zbardh detaje: Policia ka vrarë terroristin

Gazetari Sokol Brahaj ka dhënë detaje në lidhje me aktin terroristë në Ankara ku dy policë kanë mbetur të plagosur.

Në një intervistë për “Euronews Albania” ai theksoi se të dy terroristët kanë humbur jetën. Brahaj nënvizoi se njëri prej tyre ka shpërthyer bombën që kishte në trup, ndërsa tjetri është vrarë nga policia.

Mësohet se nga situata janë alarmuar institucionet shtetërore dhe qytetarët.

“Dy terroristët kanë humbur jetën. Njëri ka shpërthyer bombën që ka pasur në trup dhe ka vdekur, kurse tjetri është vrarë nga forcat e policisë. Ministritë, banorët dhe parlamenti janë vënë në alarm”, tha ai.

sulm turqi