TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Shtator 2025, 14:11

Sulmi në Katar, SHBA kundër Izraelit në OKB: Ishte i njëanshëm!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Katar, SHBA kundër Izraelit në OKB: Ishte i

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër sulmet e fundit kundër kryeqytetit të Katarit Doha, por nuk e përmendi Izraelin në deklaratën e miratuar nga 15 anëtarët.

Izraeli synoi të vriste liderët politik të Hamasit në sulmin e së martës, duke përshkallëzuar operacionin ushtarak.

Shtetet e Bashkuara që zakonisht shërbejnë si mburojë e Izraelit në OKB, e mbështetën deklaratën e Këshillit të Sigurisë që mund të miratohet vetëm me konsensus, çfarë reflekton pakënaqësinë e Trumpit me sulmin.

“Bombardimet e njëanshme brenda Katarit, një shtet sovran që punon fort dhe me guxim për të ndërmjetësuar paqen, krah SHBA, nuk çon përpara interesat e Izraelit apo Amerikës. Thënë kjo, është e papërshtatshme për çdo shtet anëtar të përdorë këtë për të vënë në dyshim angazhimin e Izraelit për të kthyer pengjet në shtëpi”, tha ambasadorja e SHBA në OKB, Dorothy Shea.

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahmanal-Thani akuzoi Izraelin se po përpiqet të minojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza, por u zotua të vijojë përpjekjen për ndërmjetësim.

“Sulmi ndaj territoreve tona kur ne ishim të zënë me negociata zbuloi qëllimet e Izraelit. Ai po përpiqet të minojë çdo perspektivë për paqen. Po përpiqet të shtoje vuajtjet e popullit palestinez. Tregon gjithashtu se ekstremistët që udhëheqin Izraelin sot, nuk pyesin për pengjet”, u shpreh ai.

Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon theksoi qëndrimin se nuk do të ketë asnjë strehë të sigurt për terroristët, kudo qofshin; në Gaza, Teheran apo Doha. 

Lini një Përgjigje