TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Shtator 2025, 13:51

Vrasja e Kirk, Trump konfirmon pjesëmarrjen në funeral: Do mposhtim psikopatët e së majtës radikale 

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Kirk, Trump konfirmon pjesëmarrjen në funeral: Do mposhtim
Donald Trump dhe Charlie Kirk

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se do të marrë pjesë në funeralin e aktivitetit Charlie Kirk. 

“Funerali do të mbahet në Arizona. Ata më kanë kërkuar të shkoj dhe unë e kam për detyrim. Kur të jetë caktuar funerali, unë do të shkoj”, tha Trump.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump sulmoi përsëri “të majtën radikale”, duke thënë “Ne duhet t’i mposhtim psikopatët e së majtës radikale. Ne duhet t’i godasim ata fort”.

Në një deklaratë tjetër, presidenti amerikan theksoi nevojën për një përgjigje jo të dhunshme nga mbështetësit e tij, duke thënë se “Charlie Kirk ishte kundër dhunës. Kjo është mënyra se si dua që njerëzit të reagojnë“.

Ndërkohë bashkëshortja e Kirk, Erika Franzëeg është fotografuar duke zbritur nga Air Force Tëo me zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe gruan e tij, Usha. Air Force Tëo, avioni i zëvendëspresidentit të SHBA-së, u përdor për të transportuar trupin e aktivistit përsëri në shtetin e tij të Arizonës.

Atëntatori i Kirk nuk është gjetur ende, ndërsa autoritetet kanë publikuar imazhin e tij dhe i kërkojnë ndihmë publikut për identifikimin e tij.

"Po kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar këtë person me interes në lidhje me të shtënat fatale të Charlie Kirk në Universitetin e Utah Valley", thuhej në njoftim.

vrasje e charlie kirk donald trump

Lini një Përgjigje