Bota26 Shkurt 2024, 18:34

“Sulmi në Rafah do të ishte shkatërrues”, shefi i OKB-së thirrje për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit!

Shkruar nga Pamfleti

“Sulmi në Rafah do të ishte shkatërrues”, shefi i

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar se një sulm i plotë izraelit në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, do të kishte pasoja shkatërruese.

Duke e përshkruar qytetin si thelbin e operacionit të ndihmës humanitare, ai tha se ky veprim do të ngulte gozhdën e fundit në arkivolin e programeve të ndihmës.

"Një ofensivë gjithëpërfshirëse izraelite në qytet jo vetëm që do të ishte e tmerrshme për më shumë se një milion civilë palestinezë të strehuar atje, por do të vendoste gozhdën e fundit në arkivolin e programet tona të ndihmës”, tha ai.

Duke folur ndërsa organi më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut hapi seancën e tij të fundit, Guterres përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një armëpushim humanitar dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

 

guterres