Bota26 Shkurt 2024, 17:42

Pamje tmerri, publikohet videoja e ushtarit amerikan që dogji veten para  ambasadës izraelite në Uashington! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pamje tmerri, publikohet videoja e ushtarit amerikan që dogji veten para

Ditën e djeshme një 25-vjeçar i vuri flakën vetes përpara ambasadës izraelite në Uashington DC, në shenjë proteste ndaj luftës që po bëhet në Gaza.

Ngjarja e ndodhur rreth orë 13:00 me atë lokalen, bëri bujë në të gjithë botën. Ndërkohë që ditën e sotme në rrjetet social është publikuar video kur 25-vjeçari, ushtarë i ushtrisë amerikan djeg veten para ambasadës Izraelite.

Në videon e filmuar nga vetë 25-vjeçari, ai dëgjohet duke thënë se nuk donte të ishte pjesë e gjenocidit që po bëhet në Gaza.

Unë nuk do të jem më bashkëpunëtor në gjenocid", dëgjohet të thotë 25-vjeçari në videon para se t’i vinte flakën vetes. Ndërkohë që fjalët e tij të fundit ishin "Free Palestine".

Pas ndërhyrjes së forcave të reagimit emergjent të cilët shuan zjarrin në trupin e 25-vjeçarit, e dërguan atë me urgjencë në spital me plagë të rënda, ku pas disa orësh ndërroi jetë.

Ndërsa më vonë zyrtarët i kërkuan Departamentit të Policisë Metropolitane, asgjësimin me mjete shpërthyese të një makine të dyshimtë që mund të lidhej me individin.

uashington