Bota 4 Mars 2023, 12:10

Tërmeti tragjik në Turqi, Erdogan merr vendimin: Nuk do të ketë pallate të reja me më shumë se 4 kate

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti tragjik në Turqi, Erdogan merr vendimin: Nuk do të

Teksa njoftoi nisjen e “Modelit Kombëtar të Mburojës së Rrezikut”, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se ndërtesat e reja nuk do të jenë më shumë se tre ose katër kate të larta.

Modeli u lançua për ndërtimin e shtëpive të reja të banimit pas tërmeteve shkatërruese të muajit të kaluar në jug të vendit, shkruan TRT.

“Ne kemi nisur shpejt ndërtimin e shtëpive dhe hapësirave të reja, duke filluar me projektet, studimet e terrenit dhe fizibilitetit të të cilave tashmë janë përfunduar,” bëri të ditur Erdogan të premten në një takim në Stamboll me zyrtarë të nivelit të lartë.

Sipas Erdogan, qëllimi i takimit ishte formimi i bazës intelektuale për modelin, ku shtoi se duke krijuar këtë qasje, të gjitha rreziqet duhet të merrn parasysh pas fatkeqësisë me të cilën po përballet vendi.

rexhep tajip erdogan termeti tragjik turqi