TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2026, 18:52

I vrarë që në ditën e parë të luftës, Irani cakton datat e ceremonisë së varrimit të Ali Khameneit

Shkruar nga Pamfleti
I vrarë që në ditën e parë të luftës, Irani
Ali Khamenei

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se është caktuar data e ceremonisë mortore për liderin e ndjerë suprem, Ali Khamenei.

Khamenei u vra nga një sulm ajror i përbashkët SHBA-Izrael ndaj kompleksit të tij në Teheran më 28 shkurt, ditën e parë të luftës, raporton SkyNews.

Ceremonia mortore do të nisë në kryeqytet më 4 korrik, ndërsa varrimi do të bëhet më 9 korrik në qytetin verilindor të Mashhadit.

Vdekja e Khameneit shënoi fundin e më shumë se tre dekadave në krye të Republikës Islamike. Ai u pasua nga djali i tij, Mojtaba Khamenei, i cili nuk është parë dhe as dëgjuar në publik që nga marrja e detyrës. Disa raportime kanë pretenduar se lideri i ri është plagosur rëndë dhe nuk është në gjendje të flasë.

Ky pretendim u mbështet edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili deklaroi më herët këtë muaj se Khamenei ishte “shumë seriozisht i plagosur”.

Trump tha se e konsideron udhëheqjen e re të Iranit si “më racionale dhe shumë të zgjuar”. Megjithatë, ai shtoi se nuk ka biseduar drejtpërdrejt me liderin e ri suprem të Iranit, të cilin e përshkroi si “më të ri dhe më racional”.

 

 

 

 

 

ali khamenei varrimi

Lini një Përgjigje