
Është e vështirë për t’u kuptuar ose justifikuar që Patriarkut t’i ndalohet hyrja në Kishë të Dielën e Palmave për një ceremoni private...
Kardinali Pierbattista Pizzaballa, Patriarku Latin i Jerusalemit, dhe Frati Francesco Ielpo, Kujdestari i Tokës së Shenjtë, u ndaluan nga policia izraelite ndërsa po ecnin drejt Kishës së Varrit të Shenjtë për të kremtuar Mesën e Dielës së Palmave.
Sipas një deklarate të përbashkët të Patriarkanës Latine të Jerusalemit dhe Kujdestarisë së Tokës së Shenjtë, dy udhëheqësit e lartë katolikë po shkonin privatisht, pa asnjë formë procesioni ose ceremonie publike, por u detyruan të ktheheshin mbrapsht. Kjo është hera e parë në shekuj që krerët e Kishës Katolike pengohen të kremtojnë Mesën e Dielës së Palmave në këtë vend të shenjtë, ku të krishterët besojnë se Jezusi u kryqëzua dhe u ringjall.
Ky incident ka shkaktuar një reagim të ashpër.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, Mike Huckabee, e quajti vendimin “të vështirë për t’u kuptuar ose justifikuar”. Ai theksoi se grupi i Patriarkut përbëhej vetëm nga katër persona, shumë nën limitin prej 50 vetash të lejuar për tubime sipas udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm.
“Është e vështirë për t’u kuptuar ose justifikuar që Patriarkut t’i ndalohet hyrja në Kishë të Dielën e Palmave për një ceremoni private”, shkroi z. Huckabee.
Presidenti francez Emmanuel Macron e dënoi ashpër incidentin, duke thënë se ai “shton një rritje shqetësuese të shkeljeve të statusit të Vendeve të Shenjta në Jerusalem”. Ai theksoi se liria e kultit duhet të garantohet për të gjitha fetë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cilësoi veprimin si “një ofensë jo vetëm ndaj besimtarëve, por ndaj çdo komuniteti që njeh lirinë fetare”. Italia ka thirrur ambasadorin izraelit për të shprehur protestën e saj.
Nga ana tjetër, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u mundua që të justifikonte veprimin duke thënë se nuk pati asnjë qëllim keqdashës, por vetëm shqetësim të veçantë për sigurinë e Patriarkut dhe grupit të tij.
Ai shtoi se autoritetet po përgatisin një plan për të lejuar udhëheqësit e kishës të hyjnë dhe të luten në ditët në vijim të Javës së Shenjtë./Pamfleti
Ky është Izraeli i sotëm i Bibit.
keshtu kane qene gjithmone çifutet
Nuk besoj se ka te beje me sigurine e Kardinaleve,ne mos mund te jete ndonje mesazh i Bibit. Ka pakenaqesi pse nuk I ka genjyer edhe europianet per te sulmuar iranin.
Nuk sundohet bota me diktatura fashiste.
Hei Bibi antikrishti
"Autoritetet po përgatisin një plan për të lejuar udhëheqësit e kishës të hyjnë dhe të luten në ditët në vijim të Javës së Shenjtë." - Duhet shume pune per te pergatitur kete planin, qe "lejon" autoritetet te shkojne lirisht ne pronen e tyre??!!
Izraeli po hakmerret për historinë e vet. Një segment i fortë prej 30% në Izrael e kthen vendin pas në kohë. Një tjetër 30% ecën në rrugën shkencore-teknike, pikërisht në drejtim të kundërt; dhe 40% indiferentë shijojnë diellin dhe plazhin në Parkun Hayarkon. Koston e paguajnë të gjithë njerëzit - 8 miliardë - në tokë!