Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se aleanca po “shqyrton” pretendimet e Izraelit se Irani tani zotëron raketa të afta për të synuar kryeqytetet europiane.
Të shtunën, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se Teherani tani ka raketa të afta të arrijnë "Londrën, Parisin ose Berlinin".
Kreu i NATO-s, Mark Rutte deklaroi se Aleanca nuk mund të konfirmojë pretendimet e Izraelit për momentin, por shtoi se nëse kjo është e vërtetë, atëherë justifikon veprimet e presidentit Trump. Ai shtoi se sulmi në bazën britanike po hetohet.
“NATO nuk mund ta konfirmojë këtë për momentin, por nëse vërtetohet, është një provë më shumë se ajo që po bën presidenti është thelbësore. Ajo që dimë me siguri është se ata janë shumë afër të kenë atë aftës. Nuk e dimë nëse ky është rasti me bazën e Mbretërisë së Bashkuar, Diego Garcia, ne ende po e vlerësojmë. Nëse është e vërtetë, megjithatë, do të thotë që ata tashmë e kanë atë aftësi. Nëse nuk është e vërtetë, ne e dimë se ata janë shumë afër ta kenë atë aftësi ", tha Rutte për ‘CBS’.
Lini një Përgjigje