TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2026, 10:17

Irani kërcënon hapur SHBA-në dhe Izraelin pas sulmit: Nuk kemi më vija të kuqe!

Shkruar nga Pamfleti

Irani kërcënon hapur SHBA-në dhe Izraelin pas sulmit: Nuk kemi

Një zyrtar i lartë iranian, në një intervistë për 'Al Jazeera', ka reaguar pas sulmit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Ai ka lëshuar kërcënime të drejtpërdrejta ndaj interesave amerikane dhe izraelite në Lindjen e Mesme, teksa tha se 'konsiderohen tashmë objektiva të mundshme'.

“Të gjitha burimet dhe interesat amerikane dhe izraelite në Lindjen e Mesme janë objektiva legjitime për ne. Pas këtij sulmi, nuk kemi vija të kuqe dhe gjithçka është e mundur, përfshirë skenarë që nuk janë propozuar më parë", citohet të ketë thënë zyrtari.

Sipas zyrtarit, SHBA-ja dhe Izraeli “kanë filluar një luftë”, duke paralajmëruar se këto sulme do të kenë pasoja afatgjata. 

"Nuk u habitëm nga ky sulm i përbashkët dhe kemi një përgjigje komplekse dhe të kufizuar në kohë", deklaroi ai, duke theksuar se çdo thirrje për të mos reaguar apo për t’u tërhequr do të refuzohet.

 

Lini një Përgjigje