TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shkurt 2026, 10:15

Vendet arabe të Gjirit nën sulmet iraniane, rreziku nga bazat amerikane; Libani qëndron neutral

Shkruar nga Pamfleti
Vendet arabe të Gjirit nën sulmet iraniane, rreziku nga bazat
Tym mbi Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

Irani po i kundërpërgjigjet sulmeve ajrore izraelito-amerikane, ndërsa ka shënjestruar jo vetëm Izraelin, por edhe shtetet arabe të Gjirit, ku ndodhen bazat amerikane.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për shpërthime të shumta në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar, të cilat kanë baza amerikane.

Ministria e Brendshme e Bahreinit u bëri thirrje qytetarëve të zhvendosen menjëherë në vendin më të afërt të sigurt.

Një zyrtar i Katarit thotë se janë kapur dy raketa iraniane mbi vendin e tij. Zhvillimi tregon se Irani po kërkon të hakmerret ndaj sulmeve të SHBA-së.

Ndërkohë, Kryeministri libanez, Naëaf Salam, ka thënë se nuk do të pranojë që askush ta përfshijë “vendin në aventura që kërcënojnë sigurinë dhe unitetin e tij”, në atë që duket të jetë një mesazh indirekt për Hezbollahun që të mos ndërhyjë në mbështetje të Iranit.

“Në dritën e zhvillimeve të rrezikshme që po zhvillohen në rajon, përsëris apelin tim drejtuar të gjithë libanezëve që të tregojnë mençuri dhe patriotizëm, duke i vendosur interesat e Libanit dhe të popullit libanez mbi të gjitha”, tha Salam në një deklaratë për X.

"Ripohoj se nuk do të lejojmë askënd ta përfshijë vendin në aventura që kërcënojnë sigurinë dhe unitetin e tij."

 

irani vendet e gjirit sulmi

Lini një Përgjigje