TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Mars 2026, 15:19

Irani kërcënon me terr energjitik gjithë Lindjen e Mesme: Brenda 30 minutash fusim në kaos rajonin

Shkruar nga Pamfleti
Irani kërcënon me terr energjitik gjithë Lindjen e Mesme: Brenda
Foto ilustruese

Tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë dhe shtohen. Një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi për pasoja të menjëhershme në rast të një sulmi ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

Ali Larijani, kreu i Këshillit të Sigurisë së Iranit, deklaroi se i gjithë rajoni mund të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike brenda 30 minutash nëse shkatërrohet rrjeti elektrik i Iranit.

Në një postim në platformën X, Larijani iu referua një deklarate që ia atribuoi ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Trump tha se mund ta eliminojmë rrjetin elektrik të Iranit brenda një ore, por nuk e kemi bërë”, shkroi ai.

Sipas Larijanit, një veprim i tillë do të kishte pasoja të menjëhershme në rajon. “Nëse e bëjnë këtë, i gjithë rajoni do të zhytet në errësirë për më pak se gjysmë ore”, shtoi ai, duke pretenduar se një situatë e tillë do të krijonte kushte për sulme ndaj forcave amerikane në rajon.

Deklarata vjen në një periudhë tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme dhe pas shkëmbimeve të ashpra retorike mes zyrtarëve iranianë dhe amerikanë.

 

Lini një Përgjigje