TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Mars 2026, 10:02

Irani tall Trump në rrjetet sociale: Lufta nuk fitohet me cicërima

Shkruar nga Pamfleti
Irani tall Trump në rrjetet sociale: Lufta nuk fitohet me cicërima
Ibrahim Zolfaghari

“Lufta” mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara është zhvendosur edhe në rrjetet sociale, ku Garda Revolucionare iraniane ka publikuar një video në gjuhën angleze duke tallur presidentin amerikan Donald Trump.

Në video, zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Ibrahim Zolfaghari, shprehet se “rezultati i luftës nuk përcaktohet nga cicërimat, por në fushën e betejës”.

Ai shton se forcat amerikane nuk guxojnë të përballen drejtpërdrejt në terren. “Atje ju dhe forcat tuaja nuk guxoni të afroheni dhe e tëra çfarë mund të bëni është të flisni për to në cicërimat tuaja,” thotë ai.

Në vijim, zëdhënësi iranian ironizon edhe emërtimin e operacionit amerikan kundër Iranit. “Është më mirë ta quajmë luftën ‘frikë epike’ në vend të ‘tërbim epik’,” deklaron ai, duke iu referuar emrit që SHBA i ka dhënë operacionit ushtarak.

Publikimi i videos vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve mes dy vendeve, ku përballja nuk zhvillohet vetëm në terren ushtarak, por edhe në hapësirën digjitale dhe propagandistike. 

lufta ne iran

Lini një Përgjigje