
Izraeli ka vënë në shënjestër Ali Larijanin, kreun e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, gjatë një sulmi të kryer në Teheran natën e së hënës, sipas një burimi izraelit të njohur me zhvillimet.
Autoritetet izraelite janë ende në pritje të rezultateve të ashtuquajturit vlerësim i dëmit të betejës, për të përcaktuar nëse Larijani ka mbetur i vrarë apo i plagosur nga sulmi.
Të martën në mëngjes, Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, deklaroi se “janë arritur rezultate të rëndësishme në Iran” gjatë operacioneve të natës.
Sipas IDF, të hënën në mbrëmje u krye një valë sulmesh të koordinuara në disa qytete, përfshirë Teheranin, Shirazin dhe Tabrizin. Megjithatë, ushtria izraelite nuk konfirmoi zyrtarisht se Larijani ishte një objektiv, duke theksuar se në shënjestër ishin kryesisht objektet e prodhimit të raketave dhe qendrat e komandës.
“Përveç dëmit të vazhdueshëm dhe dobësimit të kapaciteteve ushtarake dhe të prodhimit industrial, ne veprojmë kundër elementëve të Gardës Revolucionare dhe aparatit shtypës të regjimit”, tha Zamir gjatë një vlerësimi të situatës.
Ndërkohë, sipas të njëjtit burim, Izraeli ka goditur edhe figura të larta të Xhihadit Islamik Palestinez në Gaza, një grup i mbështetur nga Irani, në një sulm të veçantë të kryer disa ditë më parë.
Lini një Përgjigje