
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përmes një mesazhi me video, ka paralajmëruar ashpër udhëheqjen iraniane: “Në të ardhmen e afërt do të shihni avionët e Forcave Ajrore të Izraelit mbi qiellin e Teheranit. Do të godasim çdo objektiv dhe çdo strukturë të regjimit të ajatollahëve.”
Netanyahu theksoi se operacionet ushtarake izraelite kanë për synim ndalimin e dy kërcënimeve kryesore që vijnë nga Irani: programit bërthamor dhe arsenalit raketor. “Ishim në minutën e nëntëdhjetë”, deklaroi ai, duke theksuar se “ekipet bërthamore iraniane po garonin për të prodhuar bomba atomike me qëllimin e vetëm – shkatërrimin e Izraelit.”
Këto deklarata vijnë në një moment të përshkallëzimit të lartë të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, pas një sërë sulmesh ajrore të Tel Avivit mbi objektiva strategjike iraniane dhe eliminimit të disa prej figurave më të larta të strukturës ushtarake të Teheranit.
Lini një Përgjigje