TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2026, 13:18

Izraeli jep alarmin dhe publikon hartën: Vendet europiane që rrezikohen nga raketat e Iranit

Shkruar nga Pamfleti
Izraeli jep alarmin dhe publikon hartën: Vendet europiane që
Benjamin Netanyahu

Ambasada izraelite në Greqi ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook një hartë që paraqet rrezen e veprimit të raketave balistike iraniane, duke ilustruar se ato mund të arrijnë deri në pjesë të Evropës.

Harta shfaq rrathë koncentrikë që mbulojnë zona të Evropës Lindore dhe Qendrore, duke paraqitur distancën e mundshme të goditjes nga territori iranian.

“Kërcënimi i regjimit iranian nuk drejtohet vetëm kundër Izraelit dhe vendeve të rajonit. Rrezja e veprimit të raketave balistike iraniane shtrihet deri në Evropë”, thuhet në postim.

Zhvillimi vjen në një klimë tensionesh të përshkallëzuara në rajon. Që prej 28 shkurtit, kur Shtetet e Bashkuara kryen sulme ndaj objektivave në Iran, situata e sigurisë në Lindjen e Mesme është përkeqësuar ndjeshëm. Në kundërpërgjigje, Irani ka ndërmarrë sulme të njëpasnjëshme ndaj objektivave që i konsideron armiqësore në rajon.

Izraeli jep alarmin dhe publikon hartën: Vendet europiane që

Raportimet ndërkombëtare flasin për goditje ndaj bazave britanike në Qipro, ndërsa Greqia ka dërguar avionë luftarakë F-16 në Qipro si pjesë e masave të sigurisë dhe mbështetjes ndaj strukturave aleate. 

Situata mbetet dinamike, ndërsa vendet e rajonit dhe partnerët perëndimorë ndjekin me vëmendje rritjen e tensioneve dhe rrezikun e një përshkallëzimi më të gjerë.

 

 

 

harta evropiane ku godasin raketat iraniane tensionet ne lindjen e mesme

Lini një Përgjigje