TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2026, 12:45

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump sulmon britanikët: Jam shumë i zhgënjyer nga Starmer për shkak të Iranit

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Lindjen e Mesme, Trump sulmon britanikët: Jam shumë i
Donald Trump

Donald Trump i ka thënë gazetës britanike “The Telegraph” se është “shumë i zhgënjyer” me kryeministrin Sir Keir Starmer për bllokimin e përdorimit të Diego Garcias për të kryer sulme ndaj Iranit.

Në një intervistë ekskluzive, presidenti amerikan tha se refuzimi fillestar i kryeministrit për të lejuar forcat amerikane të përdornin bazën në Ishujt Chagos ishte diçka që nuk kishte “ndodhur kurrë më parë mes vendeve tona”.

Britania i kishte mohuar SHBA-së lejen për të kryer sulme nga baza si Diego Garcia dhe RAF Fairford, duke cituar të drejtën ndërkombëtare. Megjithatë, kryeministri ndryshoi qëndrim të dielën në mbrëmje dhe tha se do t’i lejonte SHBA-së akses në Diego Garcia për “qëllime specifike dhe të kufizuara mbrojtëse”.

Trump tha se Sir Keir “mori shumë kohë” për të ndryshuar mendim.

“Kjo ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë mes vendeve tona,” tha ai për “The Telegraph”, duke shtuar se “Duket se ai ishte i shqetësuar për ligjshmërinë.”

Përplasja mbi Diego Garcian e shtyu presidentin të tërhiqte mbështetjen për marrëveshjen e diskutueshme të kryeministrit për Chagos, e cila parashikon dorëzimin e sovranitetit të territorit në Oqeanin Indian te Mauritius dhe më pas marrjen me qira të bazës ushtarake.

 “Papritur [Mauritius] po pretendonte pronësinë. Ai duhej ta luftonte çështjen dhe ta mbante në pronësi ose ta detyronte tjetrin ta merrte, po të doni të dini të vërtetën. Por jo, ne ishim shumë të zhgënjyer me Keirin.”,tha Trump tha për “The Telegraph”.

Dy ditë pas nisjes së sulmeve amerikane ndaj Iranit, presidenti deklaroi se operacioni ishte “shumë përpara afateve”.

Trump sugjeroi se Sir Keir duhej ta kishte miratuar që në fillim përdorimin e Diego Garcias nga SHBA, sepse Irani ishte përgjegjës për vrasjen e “shumë njerëzve nga vendi juaj”.

“Ka njerëz pa krahë e pa këmbë, me fytyra të shpërfytyruara nga shpërthimet. Irani është përgjegjës për 95 për qind të tyre. Ato ngjarje të tmerrshme u shkaktuan nga Irani,” tha Trump, pa iu referuar rasteve specifike.

“Do të kishte qenë shumë më mirë nga ana ligjore nëse ai thjesht do ta kishte mbajtur pronësinë e tokës dhe nuk do t’ua kishte dhënë njerëzve që nuk ishin pronarët e ligjshëm,” tha ai.

Duke iu referuar ndryshimit të qëndrimit të Sir Keir për Diego Garcian, ai shtoi: “Është e dobishme. Mori shumë kohë. Shumë kohë.”

Sir Keir Starmer i ka dhënë SHBA-së leje për të përdorur bazat ushtarake britanike për të goditur Iranin.Sir Keir, i fotografuar duke folur për mediat gjatë fundjavës, e dha lejen vetëm të dielën në mbrëmje.

Kryeministri përballet gjithashtu me reagime nga republikanët në Uashington për shkak të vonesës.

Një orë pas njoftimit të kryeministrit të dielën në mbrëmje se kishte dhënë lejen për përdorimin e bazave, një dron iranian Shahed me sulm njëkahësh goditi bazën britanike RAF Akrotiri në Qipro.

Ushtarakët britanikë morën një paralajmërim për një “kërcënim sigurie”, duke u kërkuar të strehoheshin ndërsa shpërthime u dëgjuan në zonën e Limasolit ku ndodhet baza.

Nuk pati viktima, por Ministria e Mbrojtjes ka zhvendosur familjet e personelit ushtarak nga baza.

Pavarësisht se ka deklaruar se mbështet shkatërrimin e kapaciteteve sulmuese iraniane “në burim”, Sir Keir nuk ka autorizuar trupat britanike të bashkohen me ofensivën amerikano-izraelite.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra në një nga valët e para të sulmeve të ndërmarra ndaj Teheranit. Republika Islamike u përgjigj duke goditur baza amerikane, qendra ushtarake izraelite dhe objektiva civile në gjithë Lindjen e Mesme me raketa dhe dronë.

Pse Diego Garcia është thelbësore për SHBA

Diego Garcia, në pronësi të Britanisë, ndodhet 2,400 milje larg bregdetit jugor të Iranit. Kjo e vendos jashtë rrezes së raketave balistike iraniane, por brenda rrezes operative të bombarduesve amerikanë B2.

Britania argumenton se marrëveshja për dorëzimin e sovranitetit të Ishujve Chagos është mënyra e vetme për të garantuar vazhdimësinë e operimit të bazës. Sipas marrëveshjes, Mbretëria e Bashkuar do ta marrë me qira Diego Garcian nga Mauritius me një kosto prej 35 miliardë paundësh për 99 vitet e ardhshme.

lufta në lindjen e mesme trump sulmon britanikët

1 Komente

  1. T
    Tony

    Brits are noble people and not gangsters and left overs all around the wold. Wash your mouth when name Noble British People.

    Lini një Përgjigje