
Media izraelite raporton për një valë të re sulmesh ndërsa lufta në rajon përshkallëzohet
Rreth 30 raketa dhe predha janë lëshuar nga Irani dhe Libani drejt veriut të Izraelit rreth mesnatës, raportoi televizioni izraelit Channel 12.
Sipas raportimit, projektilët u drejtuan drejt zonave veriore të vendit, duke aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore dhe sirenat e alarmit në disa qytete.
Sulmi vjen në një moment të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ku Irani dhe grupi libanez Hezbollah kanë intensifikuar sulmet ndaj Izraelit, ndërsa ushtria izraelite vazhdon operacionet ushtarake në rajon.
Më herët u raportua se një sulm iranian ka vrarë dy persona në Izrael, ndërsa zjarri i Hezbollahut ka plagosur të paktën 16 të tjerë, duke rritur tensionet dhe frikën për një përshkallëzim më të gjerë të luftës në rajon.
Lini një Përgjigje