
Presidenti amerikan shprehet i zhgënjyer nga zgjedhja e Mojtaba Khameneit dhe thotë se ofensiva kundër Iranit do të vazhdojë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ndaj zgjedhjes së Mojtaba Khameneit si lideri i ri suprem i Iranit pas vrasjes së babait të tij, Ali Khamenei.
Gjatë një deklarate për gazetarët në Florida, Trump tha se është i zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve iraniane dhe se zgjedhja e liderit të ri nuk ndryshon situatën.
“Ne mendojmë se kjo do të sjellë vetëm të njëjtat probleme për vendin,” deklaroi Trump. Ai refuzoi të japë detaje për mënyrën se si do të veprojë administrata amerikane ndaj udhëheqjes së re në Iran. “Nuk do t’ju them. Nuk jam i kënaqur me të,” shtoi ai.
Trump foli edhe për operacionet ushtarake që po vazhdojnë kundër Iranit. Ai tha se sulmet kanë goditur rëndë kapacitetet e prodhimit të dronëve dhe raketave të regjimit iranian.
Sipas tij, forcat amerikane dhe izraelite kanë goditur më shumë se pesë mijë objektiva në Iran, përfshirë vendet ku prodhohen dhe ku shpërndahen raketat.
Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se operacioni ushtarak i quajtur Operation Midnight Hammer ishte vendimtar për të penguar Iranin të zhvillojë armë bërthamore.
“Sikur të mos kishim ndërhyrë dhe të mos kishim goditur potencialin e tyre, Irani do të kishte armë bërthamore. Ata do ta kishin përdorur shumë kohë më parë,” deklaroi Trump.
Hahaha, te papam keta! E kujt i plasi tr ne kete rast. Irani nuk eshte Albanistani mer yahoo!