
Forcat Ajrore të Izraelit publikuan një video që, sipas tyre, tregon momentin kur një pilot i një avioni luftarak izraelit shmang një raketë iraniane gjatë një misioni bombardues në territorin e Iranit.
Pamjet janë regjistruar nga kamera brenda kabinës së avionit dhe tregojnë çastin kur piloti kryen një manovër të menjëhershme ngjitjeje për të shmangur goditjen. Në audio dëgjohet piloti të thotë: “Ka një tjetër lëshim, po na nxjerr nga kursi, po ngrihem mbi re”, duke përshkruar situatën në kohë reale.
Sipas autoriteteve izraelite, incidenti ndodhi gjatë një vale sulmesh ajrore ndaj objektivave në Iran. Izraeli deklaron se që nga nisja e armiqësive, avionët e tij luftarakë kanë kryer mbi një mijë sulme.
Publikimi i videos vjen në një moment përshkallëzimi të konfliktit, ndërsa të dyja palët raportojnë për sulme të vazhdueshme ajrore dhe përdorim të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore. Izraeli e paraqet videon si dëshmi të intensitetit të përplasjes dhe të operacioneve ajrore në thellësi të territorit iranian.
״יש שיגור נוסף, מסיט אותנו, עולה מעל העננים״ תיעוד מיוחד: טייס קרב שתקף בטהרן מתחמק מטיל איראני ששוגר לכיוונו
— Israeli Air Force (@IAFsite) March 2, 2026
עד כה חיל-האוויר ביצע יותר מ-1,000 גיחות קרב מעל שמי איראן. pic.twitter.com/tm0q2aMjqL
Lini një Përgjigje