TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Shtator 2023, 17:50

“Jemi vend paqedashës”, Lukashenko hedh poshtë pretendimet e Perëndimit: S’kemi plan të sulmojmë askënd

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi vend paqedashës”, Lukashenko hedh poshtë pretendimet

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në vendet fqinje dhe nuk u uron atyre asgjë tjetër veçse “lumturi dhe paqe”.

Ai hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Perëndimit se Bjellorusia mund të përfshihet në konfliktin e Ukrainës në përkrahje të Rusisë.

"Ne nuk po bëjmë plane për të ndërhyrë në vendet e  tjera. Ne ju dëshirojmë vetëm mirësi, lumturi dhe paqe”, tha ai, raporton Tass.

Lukashenko shtoi gjithashtu se bota sot është aq e brishtë sa çdo lëvizje e pakujdesshme mund të çojë në pasojat më të rënda dhe të pariparueshme.

Ne nuk do të donim që tokat tona të bëheshin edhe një herë teatër lufte dhe miliona qytetarë tanë të vriteshin. Ne jemi kombi më paqedashës në tokë", tha ai, raporton agjencia e dytë shtetërore ruse e lajmeve, RIA.

Në muajt e fundit, ushtria bjelloruse ka kryer stërvitje vetëm pak milje larg kufirit të saj me Poloninë, duke çuar në një përforcim masiv të kufijve nga Varshava dhe një numër vendesh të tjera fqinje.

lukashenko lufta

Lini një Përgjigje