TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Qershor 2026, 10:31

Jo futboll, Papa mbush Bernabeun

Shkruar nga Pamfleti
Jo futboll, Papa mbush Bernabeun
Bernabeu

Stadiumi i Real Madridit do të presë një nga aktivitetet më masive të vizitës papnore në Spanjë...

“Santiago Bernabeu”, stadiumi që jeton dhe merr frymë për të pritur netët e mëdha të Real Madridit, po përgatitet këtë herë për diçka krejtësisht ndryshe. Sot, të hënën më 8 qershor, stadiumi emblematik i kryeqytetit spanjoll do të shndërrohet në një hapësirë gjigante takimi fetar, pasi do të presë aktivitetin e Papa Leonit XIV me komunitetin administrativ të Madridit.

Pamja e stadiumit nuk do të kujtojë aspak një ndeshje futbolli, pasi këtë herë arena do të funksionojë si një kishë e vërtetë. Në hyrje të stadiumit është vendosur një pankartë e madhe me një mesazh mirëseardhjeje për Papën, ndërsa në brendësi po kryhen përgatitjet e fundit për ndërtimin e një skene të madhe.

Nga ajo skenë, Papa Leoni XIV do t’u drejtohet dhjetëra mijëra besimtarëve që pritet të mbushin tribunat dhe hapësirën e posaçme të organizuar për këtë ngjarje. Sipas organizatorëve, rreth 70 mijë persona pritet të marrin pjesë në aktivitet, duke e bërë atë një nga tubimet më të mëdha të vizitës papnore në Spanjë.

 

bernabeu papa madrid

Lini një Përgjigje