TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Mars 2026, 10:33

Jo vetëm punë shtëpie/ Roboti humanoid ecën krah Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Jo vetëm punë shtëpie/ Roboti humanoid ecën krah Melania
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, tërhoqi vëmendjen gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë këtë të mërkurë, ku krah saj u shfaq edhe një mysafir i pazakontë, një robot humanoid.

Roboti, i quajtur “Figura 03”, e shoqëroi atë në Dhomën Lindore gjatë ditës së fundit të samitit të iniciativës së saj “Nxitja e së Ardhmes Së Bashku”. Ky aktivitet mblodhi përfaqësues nga vende të ndryshme për të diskutuar fuqizimin e fëmijëve përmes arsimit, inovacionit dhe teknologjisë, përfshirë inteligjencën artificiale.

Gjatë ceremonisë, roboti eci pranë zonjës së parë përgjatë qilimit të kuq dhe u pozicionua në qendër të sallës përpara panelistëve. Ai u prezantua para të pranishmëve me fjalët: “Unë jam Figura 03, një humanoid i ndërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jam mirënjohës që jam pjesë e kësaj lëvizjeje historike për të fuqizuar fëmijët me teknologji dhe arsim”.

Më tej, roboti përshëndeti audiencën në dhjetë gjuhë të ndryshme, përpara se të largohej drejt qilimit të kuq. Melania Trump e falënderoi atë, duke theksuar se ishte “mysafiri i parë humanoid i prodhuar në Amerikë” që merr pjesë në një event në Shtëpinë e Bardhë.

“Figura 03” është zhvilluar nga kompania Figure AI me bazë në Kaliforni dhe përfaqëson gjeneratën e tretë të robotëve humanoid të saj, të projektuar për përdorim në shtëpi, për detyra si pastrimi, larja e rrobave dhe enëve.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Brett Adcock, e cilësoi këtë moment si historik, duke theksuar se roboti është i pari i këtij lloji që prezantohet në Shtëpinë e Bardhë.

Kliko për të parë videon

Lini një Përgjigje