
Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar Donald Trump të mos pranojë një marrëveshje paqeje për Ukrainën me kosto për Europën, ndërsa ofroi të organizojë bisedime me Uashingtonin mbi lëshime të mundshme territoriale ndaj Rusisë për të siguruar një armëpushim.
Merz tha se zhvilloi një telefonatë “të detajuar” me presidentin amerikan të mërkurën, ku së bashku me Emmanuel Macron të Francës dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer theksoi rëndësinë e përfshirjes së Evropës në bisedimet me Rusinë për çështje thelbësore për sigurinë afatgjatë të kontinentit.
Thirrja erdhi pasi Kievi i dërgoi Uashingtonit draftin e fundit të një propozimi për paqe, duke përfshirë rishikimet e hartuara nga qeveritë ukrainase dhe evropiane, thanë njerëz të njohur me çështjen.
Merz dhe Macron propozuan bisedime mbi planin e rishikuar me SHBA-në dhe Ukrainën gjatë fundjavës, duke përfshirë edhe lëshime territoriale të diskutueshme ndaj Moskës që ekipi negociator i Trump ka mbështetur. Një takim i mundshëm në Berlin mund të pasojë javën e ardhshme, shtoi ai.
“Kjo ka të bëjë kryesisht me çështjen se çfarë lëshimesh territoriale është e gatshme të bëjë Ukraina... një pyetje të cilës mund t’i përgjigjen vetëm presidenti ukrainas dhe populli ukrainas. Nga kjo bisedë telefonike me Presidentin Trump dje pata përshtypjen e fortë se ai është gati të ndjekë këtë rrugë me ne, sepse e di që edhe evropianët duhet të dëgjohen këtu”, tha Merz të enjten.
Lini një Përgjigje