TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Maj 2023, 15:45

Kaos në shkollat serbe, 15-vjeçarja plagos me thikë 2 persona; nxënësit tentojnë të imitojnë krimin makabër

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në shkollat serbe, 15-vjeçarja plagos me thikë 2 persona;

Në tjetër sulm ka ndodhur në një shkollë të Beogradit, pas tragjedisë që ndodhi ditën e djeshme ku një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojën e shkollës.

Një vajzë 15-vjeçare ka plagosur me thikë 2 persona në një shkollë fillore në Beograd. Mediat serbe bëjnë me dije se vajza ka sulmuar një nxënës të mitur dhe një mësues. Ndërkohë ministria e Brendshme serbe ka njoftuar se policia është kundërpërgjigjur dhe vajza është vënë në pranga.

Sipas mediave serbe disa incidente në shkolla të ndryshme janë “frymëzuar” nga tragjedia e djeshme, pasi një nga nxënësit përmes rrjeteve sociale ka tentuar të imitojë disa nga veprimet e KK, 14-vjeçarit që kreu masakrën.

Nxënësi i klasës së shtatë të shkollës fillore "Jefimija" në Obrenovc, në ora 7:35 të mëngjesit të sotëm, menjëherë pas minutës së heshtjes për vdekjen e fëmijëve dhe rojës në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar", ka nxjerrë në ajër një armën plastike duke shkaktuar kaos dhe frikë mes nxënësve.  

Lidhur me rastin polica është njoftuar dhe ka dërguar në paraburgim djalin, ku së bashku me të atin do të merren në pyetje!

Gjithashtu sot Policia serbe rreth orës 9:50 ka marrë një telefonatë nga shkolla fillore "Desanka Maksimoviç" në Beograd, me informacion se një nëntë vjeçar i cili është klasën e tretë, është gjetur një listë me emra fëmijësh. Pas këtyre telefonatave policia ka dalë në terren dhe po kryen vëzhgime lidhur me këto raste.

Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm një nxënës i klasës së shtatë u fut në shkollën e tij dhe vrau rojën së bashku 8 nxënës, ndërkohë që plagosi disa të tjerë, përfshirë dhe mësuesen e historisë të cilin ai e kishte si objektiv.

Djali 14-vjeçar e kishte përgatitur prej kohësh sulmin, pasi pas arrestimit ju gjet një skicë e shkollës dhe një listë me emrat e personave që ai donte të ekzekutonte.

Ndërkohë pas sulmit djali është arrestuar së bashku me të dy prindërit e tij, 14-vjeçari është dërguar në një klinikë psikiatrike ndërsa babai i tij është dërguar në paraburgim./Pamfleti

serbi sulm shkollë

Lini një Përgjigje