TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Qershor 2025, 08:10

Kaosi në Los Angeles, Guvernatori i Kalifornisë fajëson Trump për krizën: Jep dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti

Guvernatori i Kalifornisë fajëson Trumpin për krizën, thotë se duhet të japë dorëheqjen

Kaosi në Los Angeles, Guvernatori i Kalifornisë fajëson Trump
Kaosi në Los Angeles pas bastisjeve ndaj emigrantëve

Situata në rrugët e Los Angeles mbetet e tensionuar pas tre ditësh trazirash kundër arrestimeve masive të emigrantëve të paligjshëm nga administrata e Donald Trump. Protestat vazhdojnë në rrugë, pavarësisht plumbave kimikë dhe plastikë të qëlluar nga Garda Kombëtare, teksa rreth 500 marins janë në gatishmëri për të ndërhyrë.

Garda Kombëtare ishte vendosur rreth ndërtesave qeveritare, ndërsa policia dhe protestuesit u përleshën në margjinat e demonstratave të ndryshme kundër bastisjeve nga shërbimi federal i imigracionit (ICE) për të arrestuar emigrantët e paligjshëm në Los Angeles.

Vendimi i Donald Trump për të dërguar Gardën Kombëtare në përgjigje të protestave kundër politikës së rreptë të imigracionit që ai dhe administrata e tij po ndjekin ka shkaktuar reagime.

Sulm ndaj Trump nga guvernatori i Kalifornisë

Në një postim në X, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e kritikoi më tej presidentin amerikan dhe i bëri thirrje atij që t'i japë fund misionit të Gardës Kombëtare.

"Donald Trump ka krijuar një krizë dhe po nxit situata. Nëse ai nuk mund ta zgjidhë, ne do ta bëjmë", theksoi ai, duke shtuar se Donald Trump duhet të japë dorëheqjen.

"Ai duhet të japë dorëheqjen".

Guvernatori gjithashtu pati edhe një thirrje ndaj protestuesve.

"Aktet e dhunshme nuk do të tolerohen. Do të arrestoheni. Do të ndiqeni penalisht. Ju nuk po dëmtoni vetëm ndërtesa dhe pronë. Po shkatërroni themelet e demokracisë sonë. Demokracia është në rrezik. Donald Trump po ju përdor si pretekst për të militarizuar një qytet dhe për të anashkaluar demokracinë tonë.", tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se dëshiron mbrojtjen e protestuesve paqësorë, në mënyrë që ata të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre, si dhe mbrojtjen e forcave të zbatimit të ligjit.

 

 

guvernatori i kalifornisë trump kaosi në los angeles

Lini një Përgjigje