Bota30 Maj 2023, 10:44

Kaosi në veri, BE dërgon në Kosovë zyrtarin për Sigurinë

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në veri, BE dërgon në Kosovë zyrtarin për
Zëvendës Sekretari Gjeneral për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, Charles Fries

Pas kaosit në veri të Kosovës, BE-ja ka dërguar në Kosovë Zëvendës Sekretarin Gjeneral për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, Charles Fries. Për vizitën e tij ka lajmëruar shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili edhe e ka pritur atë.

Kënaqësi mirëpres Zëvendës Sekretarin Gjeneral Charles Fries për vizitën e tij në Kosovë. Diskutuam zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe agjendën europiane të sigurisë së Kosovës”.

Shefi i BE-së tha se zyrtar europian për siguri do të takohet edhe me krerët institucionalë të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me liderë institucionalë dhe drejtues të shoqërisë civile të Kosovës”.

Përmes një postimi në Twitter, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dje u kërkoi autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që “menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën”.

Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, tha ai.

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

kaosi në veri be