TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Mars 2026, 18:18

“Kemi shkatërruar flotën e Iranit”, Trump: Ngushtica e Hormuzit është e sigurt, mund të përdoret nga anijet

Shkruar nga Pamfleti
“Kemi shkatërruar flotën e Iranit”, Trump: Ngushtica e
Presidenti amerikan Donald Trump

Trump inkurajoi anijet cisternë të përshkojnë Ngushticën e Hormuzit, duke këmbëngulur se është e sigurt...

Presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë për shtyp me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se Irani nuk ka arritur të vendos ndonjë minë në Ngushticën e Hormuzit dhe se SHBA-të kishin shkatërruar pothuajse të gjitha anijet e tyre.

“Ne shkatërruam pothuajse të gjitha anijet e tyre të minave brenda një nate. Pothuajse e gjithë marina e tyre është zhdukur”, tha ai, duke sugjeruar se ishin goditur deri në 60 anije iraniane.

Trump gjithashtu inkurajoi anijet cisternë të përshkojnë Ngushticën e Hormuzit, duke këmbëngulur se është e sigurt pavarësisht sulmeve ndaj tre anijeve në kanalin ujor më herët gjatë ditës. Irani mori përgjegjësinë për sulmin ndaj të paktën dy prej këtyre anijeve.

"Mendoj se ata duhet ta përdorin ngushticën", tha Trump.

Presidenti amerikan paralajmëroi se SHBA-të mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme shtesë në infrastrukturën e Iranit, duke sugjeruar se SHBA-të mund t'i eliminojnë ata... brenda një ore.

I pyetur se çfarë duhet bërë më shumë ushtarakisht që lufta me Iranin të përfundojë, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: "Më shumë nga e njëjta gjë". Ai vuri në dukje humbjet për marinën, forcën ajrore, aparatin kundërajror dhe udhëheqjen e Iranit.

“Po lëmë disa gjëra që nëse i heqim, ose mund t’i heqim deri sot pasdite, në fakt, brenda një ore, ato fjalë për fjalë nuk do të jenë kurrë në gjendje ta rindërtojnë atë vend. Ne i kemi goditur ata më fort se çdo vend tjetër në histori, dhe ende nuk kemi mbaruar”, tha Trump.

Ai më tej e lavdëroi operacionin ushtarak dhe paralajmëroi se sulme më të rëndësishme do të ndodhin në orët në vijim.

Ne i kemi goditur ata më fort se çdo vend tjetër në histori, dhe ende nuk kemi mbaruar”, tha ai.

Ndërkohë, Trump refuzoi të komentojë sot mbi ngjitjen në detyrë të djalit të Ayotollah Ali Khameneit, Mojtaba Khamenei, si udhëheqës suprem i Iranit dhe çfarë do të thotë kjo për fitoren e SHBA-së në konflikt.

Një gazetar e pyeti atë gjatë një takimi para Shtëpisë së Bardhë nëse mund të shpallte fitoren në këtë luftë nëse udhëheqësi suprem mbetet djali i ajatollahut?”

Trump u përgjigj: “Nuk dua të komentoj për këtë. Nuk dua të komentoj.”/Pamfleti

trump irani lufta

Lini një Përgjigje