
Qeveria spanjolle ka zyrtarizuar spt shkarkimin e ambasadores së saj në Izrael, Ana Salomon, në një moment kur marrëdhëniet diplomatike mes Madridit dhe Tel Avivit mbeten të tensionuara.
Diplomatja kishte mbajtur këtë post që prej vitit 2021, por në shtator të vitit 2025 ajo ishte thirrur në Madrid për konsultime, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Tensionet diplomatike u thelluan veçanërisht pas vendimit të Spanjës për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës, një hap i ndërmarrë në prill të dy viteve më parë, i cili u kritikua ashpër nga qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Vendimi për shkarkimin e Salomon u bë zyrtar pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Shtetit spanjoll. Masa ishte miratuar më herët përmes një rezolute të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares.
Dekreti përfundimtar mban firmën e Mbretit Felipe VI dhe përfshin gjithashtu një shënim ku diplomatja falënderohet për “shërbimet” e saj gjatë kohës që drejtoi misionin diplomatik në Izrael.
Lini një Përgjigje