TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Gusht 2025, 16:07

Kërcënohet ministri i Brendshëm serb, i dërgojnë zarf me tre plumba në zyrë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënohet ministri i Brendshëm serb, i dërgojnë zarf

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç është kërcënuar nga persona të panjohur. Në qeverisë e Serbisë ka mbërritur një zarf për ministrin, brenda së cilës janë gjetur 3 plumba.

Ministria e Punëve të Brendshme serbe tha se zarfi është vënë re ditën e djeshme “gjatë procesit të rregullt të ndarjes së postës”.

“Gjatë kontrollit të sigurisë me pajisje me rreze X, në zarf u gjetën tre plumba”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme serbe.

Autoritetet njoftuan se policia ka identifikuar dhe gjetur personin që më 26 gusht kishte dorëzuar zarfin në një degë të Postës së Serbisë në Pozharevc. Ende nuk është zbardhur identiteti i personit të dyshuar. 

Daçiç njihet si njeriu i afërt i presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe si ministri i vënë në qendër të kritikave gjatë muajve të fundit, ku tensioni dhe protestat kanë qenë në rritje.

Kërcënohet ministri i Brendshëm serb, i dërgojnë zarf

Lini një Përgjigje