TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Gusht 2025, 13:07

Të huajt në sitë nga SHBA! Trump plan kufizim vizash për gazetarët, shkencëtarët dhe studentët

Shkruar nga Pamfleti
Të huajt në sitë nga SHBA! Trump plan kufizim vizash për
Donald Trump

Në sitën e qeverisë amerikane për të huajt tanimë do të kalojnë më me kujdes edhe gazetarët.

Administrata Trump planifikon të ashpërsojë akoma edhe më tej rregulloren për lejen e qëndrimit për të huajt, dhe reporterët do të jenë në fokusin e veçantë të Ministrisë për Mbrojtjen e Atdheut së bashku me studentët dhe shkencëtarët.

Kështu, gazetarëve të huaj në SHBA këtej e tutje do t’u duhet ta zgjasin çdo tetë muaj afatin e lejes së qëndrimit. Për procedurën e zgjatjes së afatit duhet të aplikohet në Autoritetin e Emigracionit në SHBA, USCIS, gjë që nënkupton verifikime më të hollësishme.

Deri tani për gazetarët e huaj leja e qëndrimit lëshohej deri në pesë vjet. Në të ardhmen vizat për studiues do të jepen maksimumi deri në katër vjet, siç e tregon një publikim në fletoren zyrtare të SHBA-së. Deri tani studiuesve u jepej vizë me kohëzgjatje në varësi të programit përkatës akademik, që në rast të studimeve për doktoraturë viza mund të jepej edhe për pesë vjet.

Rregullorja e re argumentohet me faktin, se qeveritë e mëparshme kanë lejuar, që të huajt “si studentë të përhershëm” siguronin qëndrim pa afat në SHBA, deklaron Ministria e Mbrojtjes së Atdheut.

“Kjo bart probleme sigurie dhe u kushton dollarë pafund taksapaguesve dhe u krijon disavantazhe shtetasve të SHBA-së”, nënvizohet në sqarimin e saj. Ministria nuk dha të dhëna, se cilat disavantazhe u krijohen taksapaguesve në SHBA prej studiuesve nga jashtë.

Studiuesit normalisht paguajnë tarifat e studimit duke qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për universitetet.

Në vitin akademik 2023/24 kanë studiuar në SHBA rreth 1,1 milionë të huaj nga jashtë vendit, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Qeveria e SHBA-së gjatë muajve të fundit, sipas të dhënave të veta, u ka anuluar rreth 6000 viza studentësh.

Lini një Përgjigje