TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Mars 2026, 15:58

Kërcënon Hegseth: Sot do të jetë dita më intensive e sulmeve në Iran

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënon Hegseth: Sot do të jetë dita më intensive e
Pete Hegseth

Hegseth vuri në dukje se në 24 orët e fundit, Irani ka lëshuar numrin më të vogël të raketave që nga fillimi i luftës.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin bombardimet më intensive kundër Iranit që nga fillimi i luftës. Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp në Pentagon.

Sot do të jetë edhe një herë dita më intensive e sulmeve ndaj Iranit. Më shumë avionë luftarakë, më shumë bombardues dhe më shumë goditje. Informacionet janë më të sakta dhe më të mira se kurrë më parë”, deklaroi Hegseth.

Ai shtoi se gjatë 24 orëve të fundit Irani ka lëshuar numrin më të ulët të raketave që nga fillimi i konfliktit.

Duke përditësuar mbi zhvillimin e operacioneve ushtarake, Hegseth tha se objektivat e SHBA-së mbeten të pandryshuara: shkatërrimi i rezervave dhe i platformave të lëshimit të raketave të Iranit, goditja e bazës së industrisë ushtarake dhe neutralizimi i flotës detare iraniane, si dhe eliminimi përfundimtar i mundësisë që Irani të sigurojë armë bërthamore.

Ai përsëriti gjithashtu deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se forcat amerikane “po e mposhtin armikun” dhe se operacionet zhvillohen sipas planit dhe në kohën e përcaktuar nga Uashingtoni.

Hegseth deklaroi se Irani po përpiqet të zhvillojë një armë bërthamore, por sipas tij presidenti Trump “nuk do ta lejojë këtë”. Ai akuzoi gjithashtu forcat iraniane se synojnë qëllimisht civilët, ndërsa pretendoi se kapacitetet e tyre ushtarake po dobësohen sistematikisht.

Regjimi iranian është i izoluar dhe po pëson humbje të mëdha”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, Hegseth theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë operacione të gjata të tipit të ndërhyrjeve të mëparshme ushtarake.

Kjo gjeneratë ushtarësh dhe ky president nuk do të lejojnë rikthimin e misioneve të pafundme dhe të paqarta. Nuk jemi në vitin 2003", tha ai. 

Sipas tij, SHBA-ja po vepron me “efikasitet të lartë ushtarak” dhe ka siguruar “dominim të plotë ajror” në operacionet kundër Iranit.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është i gatshëm të shqyrtojë mundësinë e bisedimeve me Iranin, por theksoi se kjo do të varet nga kushtet që do të vendosen për negociatat.

pete hegseth shba

Lini një Përgjigje