Bota24 Mars 2023, 08:31

Kërcënon Medvedev: Plumbat e Perëndimit hapin ‘kutinë e Pandorës’!

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënon Medvedev: Plumbat e Perëndimit hapin ‘kutinë

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev është shprehur se Ukraina duhet të peshojë pasojat e përdorimit të predhave të uraniumit të furnizuara nga Perëndimi dhe të vendosë nëse dëshiron të "hapë kutinë e Pandorës".

Unë mendoj se për momentin njerëzit që mbeten ende në shtetin e Ukrainës duhet të mendojnë nëse duan të përdoren armë të tilla. Janë ata që po hapin ‘kutinë e Pandorës’. Janë ata që e bëjnë këtë, jo anasjelltas”, tha ai.

Më pas, Medvedev e përcaktoi si "të papërshtatshme të flitet për kohën e përfundimit të operacionit special, pasi ky vlerësim mund të jepej vetëm nga presidenti rus Vladimir Putin".

Një ditë më parë gjatë një interviste me agjencinë ruse të lajmeve TASS, Medvedev tha se Ukraina ishte pjesë e “Rusisë së Madhe” dhe shtoi se ai nuk shihte asnjë perspektivë për të përmirësuar marrëdhëniet e Moskës me qeveritë perëndimore në të ardhmen e afërt.

Unë besoj se në një moment situata do të stabilizohet dhe komunikimet do të rikthehen, por sinqerisht besoj se deri atëherë një pjesë e madhe e këtyre njerëzve (përfshirë liderët aktualë perëndimorë) do të kenë dalë në pension dhe disa do të kenë vdekur,” shtoi ai.

Medvedev tha nëse ndonjë vend përpiqet të vazhdojë me arrestimin e Presidentit Vladimir Putin, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, kjo do të jetë konsiderohet në Moskë si shpallje lufte.

ukraina rusia