Bota26 Shkurt 2023, 22:57

Kina injoron paralajmërimet e SHBA-së dhe njofton vizitën e aleatit të Putinit në Pekin

Shkruar nga Pamfleti

Kina injoron paralajmërimet e SHBA-së dhe njofton vizitën e

Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë dhe një aleat i ngushtë i udhëheqësit rus, do të vizitojë Pekinin këtë javë, kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kinës. Në një kohë kur po shtohen shqetësimet e Shteteve të Bashkuara se Kina po shqyrton ofrimin e ndihmës ushtarake për Rusinë, Pekini organizon një takim me aleatin e ngushtë të Putinit.

Zëdhënësi Hua Chunying tha se Lukashenko do të vizitojë Kinën të martën dhe do të qëndrojë deri të enjten, por nuk dha detaje rreth agjendës së tij.

Bjellorusia e ka mbështetur fuqishëm Moskën dhe ka lejuar që forcat ruse të përdornin territorin e saj, në fillimet e sulmit rus ndaj Ukrainës një vit më parë.

Vizita vjen pasi zyrtarët e lartë amerikanë përsëritën paralajmërimet ndaj Kinës kundër ofrimit të ndihmës ushtarake për Moskën në sulmin që ka ndërmarrë ndaj Ukrainës, duke thënë se kjo do të sillte pasoja të rënda.

lukashenko vizitë kinë