Bota16 Prill 2024, 19:21

Konfliktet në Lindjen e Mesme/ Erdogan fajëson Netanyahun: Është përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve

Shkruar nga Pamfleti

Konfliktet në Lindjen e Mesme/ Erdogan fajëson Netanyahun:

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan ka akuzuar kryemninistrin izraelit, Benjamin Netanyahu si përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Duke folur për përplasjen e Izraelit me Iranin, Erdogan tha se izraelitët po përpiqen të përhapin konfliktin në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme nëpërmjet provokimeve të njëpasnjëshme.

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqja e Izraelit janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e fundit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe sulmin e nisur nga Irani. Izraeli po përpiqet të përhapë konfliktin në rajon përmes provokimeve,”– u shpreh Erdogan.

Në fund të fjalës së tij ai pati kritika për vendet perëndimore duke thënë se dështuan për të dënuar aktet provokuese nga ana e Izraelit që po përpiqet të destabilizojë rajonin.

Prej vitesh, Izraeli dhe Irani kanë zhvilluar një luftë në hije me incidente si sulmi ndaj konsullatës në Damask, por sulmet e së shtunës ishin sulmet e para të drejtpërdrejta iraniane ndaj Izraelit, pavarësisht dekadave të armiqësisë që daton që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

izraeli turqia lindja e mesme