TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Qershor 2025, 15:09

Konflikti në Lindjen e Mesme, BE apel Iranit: Mos përdorni armë bërthamore!

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti në Lindjen e Mesme, BE apel Iranit: Mos përdorni armë

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka reaguar lidhur me konfliktin Iran-Izrael.

Përmes një postimi në platformën X, Kaja Kallas njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi.

Ajo tha se vetëm diplomacia mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit, ndërsa theksoi qëndrimin e BE-së, që Irani të mos lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore.

“Fola me ministrin e jashtëm iranian Seyed Abbas Araghchi. Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm në rajon është rrezik i lartë. Diplomacia duhet të mbizotërojë. BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë: Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore. Vetëm diplomacia mund të çojë në një zgjidhje të qëndrueshme dhe BE-ja është e gatshme të mbështesë”, shkruan shefja e diplomacisë evropiane.

Lini një Përgjigje