TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2026, 18:53

 Kremlini: Negociatat me Kievin do të përfshijnë diskutime për territoret e pretenduara

Shkruar nga Pamfleti
 Kremlini: Negociatat me Kievin do të përfshijnë diskutime
Dmitry Peskov

Rusia synon të negociojë me Ukrainën për çështjet territoriale gjatë bisedimeve dyditore që nisin nesër, të martën, në Gjenevë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov tha se prania e kryenegociatorit Vladimir Medinsky “do të jetë e nevojshme”, sipas mediave ruse.

Medinsky, megjithëse kishte marrë pjesë më parë në bisedimet me palën ukrainase, mungoi në negociatat e zhvilluara në Abu Dhabi më herët këtë vit. Peskov sqaroi se ai nuk ishte i pranishëm pasi diskutimet kishin të bënin me çështje ushtarake, të cilat nuk përfshihen në fushën e përgjegjësisë së tij.

Kremlini njoftoi se raundi i ri i bisedimeve në Gjenevë do të ketë përbërje të zgjeruar dhe do të përfshijë edhe shefin e shërbimit të inteligjencës ushtarake, Igor Kostyukov, si dhe zëvendësministrin e Jashtëm, Mikhail Galuzin.

Kievi ka refuzuar t’i dorëzojë Moskës kontrollin e territoreve që Rusia pretendon, përfshirë rajonin e Donetskut, duke shkaktuar pakënaqësi në Moskë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar vazhdimisht se Vladimir Putin nuk duhet të marrë asnjë “dhuratë” në kuadër të negociatave.

Para bisedimeve në Gjenevë, Galuzin iu referua propozimit të Putinit për ta vendosur përkohësisht Ukrainën nën administrimin e Kombeve të Bashkuara.

Moska është e gatshme ta diskutojë këtë ide me Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane dhe aktorë të tjerë, deklaroi Galuzin për agjencinë shtetërore ruse TASS. Propozimi i Putinit ishte refuzuar gjerësisht vitin e kaluar.

Paralelisht me negociatat me Ukrainën, në Gjenevë po zhvillohen edhe bisedime dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për çështje ekonomike, sipas Kremlinit. Në këto takime merr pjesë i dërguari special i Putinit, Kirill Dmitriev, i cili është takuar disa herë me kryenegociatorin amerikan Steve Witkoff.

Dmitriev po ushtron presion për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe po përgatit terrenin për rifillimin e kontakteve ekonomike me SHBA-në në rast të një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë.

Rusia vazhdon të deklarojë se synon t’i japë fund luftës kundër Ukrainës, të nisur nga Putin pothuajse katër vjet më parë, por sipas kushteve të saj. Ukraina deri tani i ka cilësuar kërkesat ruse si të papranueshme.

dmitry peskov rusia

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ky surrat eshte me kryeqelbesira ne shtetin Rus.

    Lini një Përgjigje