Bota11 Mars 2023, 18:24

Kreu i grupit 'Wagner' shpall kandidaturën për president të Ukrainës: Do të sfidoj Zelenskyn!

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i grupit 'Wagner' shpall kandidaturën për president

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin i ka shpallur sfidë Zelenskyt. Prigozhin ka deklaruar se dëshiron të kandidojë për presidentit të Ukrainës në vitin 2024.

Kam vendosur të kandidoj për president të Ukrainës në vitin 2024 përballë Poroshenkos dhe Zelenskyt”, thotë ai në video.

Lidhur me këtë deklaratë, Anton Gerashchenko këshilltar i Ministrisë së Brendshme ukrainase i cili shpërndau edhe videon në Twitter të Prigozhin, tha se deklarimi i këtij të fundit synon të largojë vëmendjen nga ambiciet e tij politike në Rusi, ku ai ëndërron të vijë në pushtet dhe ndoshta të jetë pasardhësi i presidentit rus Vladimir Putin.

Në videon e shpërndarë nga Gerashchenko, Prigozhin flet për planet e tij për të kandiduar për President.

Prigozhin më herët ka bërë thirrje për rritje të furnizimeve. Ai u shpreh se ka nevojë për më shumë municion.

Jam i shqetësuar, nevojë për municione nuk ka vetëm Wagner, por të gjitha njësitë e ushtrisë ruse. Është e dukshme se jo vetëm ushtarët e mi po vdesin... Të tjerët po ashtu nuk duhet të vdesin. Çdo vonesë në dërgimin e predhave nënkupton vdekjen e një prej bashkatdhetarëve tanë dhe nuk ka rëndësi se në çfarë njësie të forcave ruse ata shërbejnë”, tha Prigozhin.

Sipas analizave të fundit të Inteligjencës Britanike të Mbrojtjes, për momentin forcat e grupit Wagner kontrollojnë pjesën më të madhe të pjesës lindore të qytetit të Bakhmutit, pa arritur megjithatë të kapërcejnë vijën e frontit, në lumin që përshkon qytetin, ndërsa ukrainasit vazhdojnë të rezistojnë në Perëndim.

"Gjatë 4 ditëve të fundit, forcat e grupit Wagner kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të pjesës lindore" të qytetit të diskutueshëm në Donbass. Lumi Bakhmut tani shënon vijën e frontit. Forcat ukrainase mbajnë pjesën perëndimore të qytetit dhe kanë shkatërruar urat më të rëndësishme mbi lumin, i cili kalon një rrip toke të hapur midis 200 dhe 800 metra të gjerë në një drejtim veri-jug midis zonave të ndërtuara. Për shkak se njësitë ukrainase mund të qëllojnë nga ndërtesat e fortifikuara në bregun perëndimor të lumit , "kjo zonë është bërë një zonë vrasëse, duke e bërë shumë të vështirë për forcat Wagner të vazhdojnë sulmin e tyre frontal drejt perëndimit", thuhet në analizë.

wagner yevgeny prigozhin ukraina zelensky