
Javën e kaluar ambasadori kinez në francë, Lu Shaye hodhi dyshime mbi sovranitetin e disa republikave ish-sovjetike, gjë që nxiti një reagim të madh nga vendet e BE-së.
Në intervistën e kontestuar të ambasadorit Lu u pretendua se “vendet e ish-Bashkimit Sovjetik nuk kanë një status të vërtetë sovran sipas ligjit ndërkombëtar, pasi nuk ka një marrëveshje ndërkombëtare për statusin e tyre sovran”. Ai shtonte gjithashtu opinionin se Krimea ka qenë fillimisht ruse dhe iu dhurua Ukrainës nga ish-lideri sovjetik Nikita Khrushov në vitet 1950-të.
Në një letër të hapur drejtuar ministres së jashtme, franceze Catherine Colonna të publikuar nga e përditshmja Le Monde listoheshin të paktën 80 deputetë si nënshkrues të kërkesës.
Ata i kërkonin Parisit të “shpallte ambasadorin Lu Shaye ‘persona non grata’ si reagim ndaj sjelljes së tij të papranueshme”. Lu nuk është i ri ndaj kritikave të këtij lloji pasi edhe më parë është dënuar për insistim në politikat agresive diplomatike të Kinës,
Komentet e Lu “shkelin ligjin ndërkombëtar” dhe përbëjnë “kërcënim të sigurisë së vendeve partnere të Francës”, insistonin autorët. Ata akuzonin diplomatin kinez për komente pa takt dhe citonin dhe raste të mëparshme siç ishte ai kur tha se banorët e Taivanit duhet të “re-edukohen” pasi Kina të marrë kontrollin e ishullit.
Në fundjavë vende si Letonia, Estonia e Lituania bënë protestën e përbashkët pas komenteve të Lu në një televizion francez. Tre vendet balltike thirrën e ambasadorët e tyre kinezë për t’i kërkuar shpjegime.
Lini një Përgjigje