TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2026, 13:17

Kriza në Hormuz trondit tregjet globale, nafta shkon në 104 dollarë

Shkruar nga Pamfleti

Kriza në Hormuz trondit tregjet globale, nafta shkon në 104

Tregjet globale të energjisë janë tronditur sërish këtë të hënë, pasi çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm mes tensioneve në Lindjen e Mesme dhe krizës në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.

Kontratat e naftës Brent arritën në rreth 104 dollarë për fuçi, duke shënuar një rritje prej 1.5% krahasuar me sesionin e mëparshëm. Në total, si Brent ashtu edhe nafta amerikane janë shtrenjtuar me më shumë se 40%, duke arritur në nivelet më të larta që nga viti 2022.

Analistët paralajmërojnë se rritja mund të vazhdojë, pasi konflikti në rajon ka hyrë tashmë në javën e tretë dhe nuk ka sinjale për një përfundim të shpejtë.

Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe tensionet që kanë prekur Ngushticën e Hormuzit – rruga detare që lidh Gjirin me tregun global – kanë shkaktuar një nga ndërprerjet më të mëdha të furnizimit me naftë në histori.

Në të njëjtën kohë, administrata e Donald Trump po shton presionin ndaj aleatëve për të ndihmuar në mbrojtjen e kësaj rruge strategjike.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara deri tani kanë shmangur goditjen e drejtpërdrejtë të infrastrukturës së naftës së Iranit, Trump ka paralajmëruar se kjo mund të ndryshojë.

Ai ka bërë të ditur se Uashingtoni mund të rishqyrtojë këtë vendim nëse Irani vazhdon të ndërhyjë në kalimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Rritja e çmimeve po vazhdon edhe pse më shumë se 30 vende kanë liruar rreth 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike në përpjekje për të stabilizuar tregun.

Ekspertët paralajmërojnë se pasojat e krizës mund të shkojnë përtej sektorit të energjisë. Transporti i plehrave kimike për bujqësinë, që kalon përmes Hormuzit, mund të ndikohet ndjeshëm, duke shtyrë lart edhe çmimet e ushqimeve në tregjet globale.

Produktet bujqësore, qumështi, peshku, frutat dhe perimet janë ndër mallrat që mund të përballen me rritje të reja çmimesh nëse tensionet vazhdojnë.

dollar nafte lufte lindjen e mesme donald trump

Lini një Përgjigje