
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar në lidhje me kryengritjen e zhvilluar pak ditë me parë nga grupi Wagner në Rusi. Ajo u shpreh se rebelimi i grupit të mercenarëve tregon se Putini po shkatërron vendin e tij.
“Situata e fundjavës së kaluar përsëri e bën të qartë atë që unë e kam thënë që nga fillimi i luftës në Ukrainë: Kjo luftë e paligjshme nuk është vetëm një sulm kundër Ukrainës dhe rendit dhe paqes në Europë, por se presidenti rus Putin po shkatërron edhe vendin e tij me këtë luftë”, u shpreh ajo.
Në takimin në Luksemburg, ministrat e jashtëm të BE-së vendosën të rrisin fondet për furnizimin me armë dhe pajisje për Ukrainën dhe vendet e tjera partnere me 3.5 miliardë euro të tjera. Konkretisht, vendimi i së hënës rriti tavanin financiar për të ashtuquajturin Lehtësia Evropiane e Paqes në rreth 12 miliardë euro.
Ky instrument financiar i BE-së ishte krijuar para fillimit të luftës në Ukrainë për të ofruar mbështetje ushtarake për vendet partnere dhe fillimisht ishte ndarë vetëm rreth 5 miliardë euro për periudhën 2021-2027
Lini një Përgjigje