TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Qershor 2023, 22:13

Simpatizant i Hitlerit dhe vrasës i pamëshirshëm, kush është numri dy i Wagner që udhëhoqi marshimin drejt Moskës

Shkruar nga Pamfleti
Simpatizant i Hitlerit dhe vrasës i pamëshirshëm, kush
Dmitry Utkin

Teksa fati i Prigozhin mbetet ende mister, ka një emër dhe një fytyrë që më shumë se të tjerët është i lidhur me kompaninë mercenare Wagner. Ai është e Dmitry Utkin. Një ish-oficer i GRU-së dhe një mik personal i Putinit, Utkin jo vetëm që është tashmë një nga drejtuesit dhe themeluesit e kompanisë mercenare, por ishte ai që po udhëhiqte grupin drejt Moskës.

Për të kuptuar rolin e Uktinit në krizën ruse, duhet të rikthehet kaseta e historisë së tij dhe Wagner. Origjina e grupit daton në vitin 2011, kur Moran Security Group filloi të operojë në Rusi, një kompani e specializuar në shërbimet e sigurisë për kompanitë që operojnë jashtë kufijve të Rusisë. Në vitin 2013, një kompani tjetër lindi nga grupi Moran, Korpusi Sllavonik, i cili ka për detyrë të rekrutojë dhe të trajnojë ushtarët që dërgohen në zonat e luftës. Rekrutët trajnohen në Siri në Latakia, në bazën ajrore Khmeimim, të menaxhuar dhe drejtuar nga forcat e armatosura ruse. Nga atje ata dërgohen më pas në zonat ku është e nevojshme të mbrohen interesat ruse. Dhe është në këtë pikë, politika e Kremlinit u përfshi në luftën në Donbass dhe këtu hyn në lojë Uktin.

Në vitin 2014, Korpusi Sllavonik i cili ishte me bazë në Hong Kong u shpërbë dhe një grup mercenarësh u riorganizua nën udhëheqjen e tij. Si një ish-oficer i GRU-së, Uktin është i rëndësishëm në lindjen e Wagner. Nëse në atë kohë Prigozhin ishte në thelb financuesi i grupit. Uktin ishte një admirues i zjarrtë i Adolf Hitlerit dhe kompozitorit Richard Wagner, nga ku mori dhe emrin grupi mercenar.

Simpatizant i Hitlerit dhe vrasës i pamëshirshëm, kush

Megjithëse Putini është përpjekur të justifikojë pushtimin e Ukrainës si një luftë "denazifikimi", vetë grupi Ëagner ka konotacione politike pro-naziste. Mjaftojnë ato pak foto që qarkullojnë në rrjet për Uktinit për të larguar çdo dyshim: nofulla e rruar, e shtrënguar dhe simboli i SS - milicitë personale të Hitlerit - i bërë tatuazh mbi supet e tij, 52 vjeç dhe një fizik apo një fytyrë që të tremb, Uktin është portreti perfekt i paraushtarakëve me temperament siberian. Një ushtar mizor dhe i pamëshirshëm. Megjithatë, në imazhe të tjera më të vjetra, ai shihet me një kostum të errët dhe me një buzëqeshje të vetëkënaqur në një darkë gala në Moskë, ku, sipas mediave të pavarura ruse, ai aty mori si detyrë biznesi atë të drejtorit të një shoqërie hotelerie, për llogari të Prigozhin. /Pamfleti

Simpatizant i Hitlerit dhe vrasës i pamëshirshëm, kush

dmitry utkin rusia wagner

Lini një Përgjigje