
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar një video të re të krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale në platformën e tij Truth Social, ku paraqitet në një sërë skenash imagjinare në vende të ndryshme të botës.
Në video, Trump shfaqet duke hipur mbi një luan, duke udhëtuar me motoçikletë në Indi dhe duke vizituar destinacione të ndryshme ndërkombëtare. Pamjet e krijuara me AI e paraqesin gjithashtu portretin e tij të pikturuar në autobusë në Londër dhe të gdhendur në Memorialin Kombëtar Mount Rushmore, përkrah figurave të katër presidentëve amerikanë: George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln.
Videoja përfshin edhe skena ku Trump shfaqet duke ngrënë burrito në Meksikë, duke hipur mbi një deve, i veshur si astronaut dhe duke mbajtur flamurin amerikan në Hënë.
Gjatë gjithë videos dëgjohet një këngë me refrenin: “Kudo që shkoj, të gjithë e duan Trumpin”, duke përforcuar mesazhin promovues të materialit të publikuar në rrjetin social të presidentit amerikan.
Ky eshte bere si Palaço cirku!