
Takimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, nuk është i pari dhe natyrisht nuk do të jetë as takimi i fundit mes presidentëve amerikanë dhe liderëve rusë.
Udhëheqësit amerikanë dhe rusë janë takuar shumë herë gjatë shekullit të kaluar, herë si aleatë, herë si kundërshtarë, dhe këto ngjarje priten gjithmonë me shumë interes. Më poshtë po iu paraqesim momente të rëndësishme nga historia e takimeve SHBA-Rusi.

-Udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin shtrëngon duart me Sarah Churchill, vajzën e kryeministrit britanik Winston Churchill, pranë Presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt në vitin 1943. Stalini, Roosevelt dhe Churchill, djathtas, po takoheshin në ambasadën sovjetike në Teheran, Iran, për të diskutuar strategjinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata ishin aleatë kundër Fuqive të Boshtit.

-Udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov shtrëngon duart me Presidentin amerikan John F. Kennedy ndërsa takohen për një samit dy-ditor në Vjenë të Austrisë, në vitin 1961. Historianët bien dakord se Kennedy nuk pati sukses në negociatat e tij, të cilat ndodhën dy muaj pas pushtimit të dështuar të Gjirit të Derrave në Kubë. Një vit më vonë, u zbulua se sovjetikët kishin vendosur raketa bërthamore në Kubë - vetëm 90 milje larg Shteteve të Bashkuara.

-Presidenti i SHBA-së, Richard Nixon, dhe Leonid Brezhnev mbajnë një tjetër samit në Moskë në vitin 1974.

-Zëvendëspresidenti i SHBA-së, George HW Bush, Presidenti i SHBA-së, Ronald Reagan, dhe udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, pozojnë për një foto në Ishullin e Guvernatorëve në Nju Jork në vitin 1988.

-Presidenti rus Vladimir Putin, në të majtë, dhe Presidenti amerikan George W. Bush, në të djathtë, shtrëngojnë duart në Zyrën Ovale më 13 nëntor 2001.

-Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, majtas, dhe Presidenti rus Dmitry Medvedev nënshkruajnë New START, një traktat për reduktimin e armëve bërthamore, në Pragë, Republika Çeke, në vitin 2010.
Lini një Përgjigje