TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Gusht 2025, 16:44

“Mos dorëzohemi para logjikës së armëve”, Papa dhe liderët europianë flasin para takimit Trump–Putin në Alaskë

Shkruar nga Pamfleti

“Mos dorëzohemi para logjikës së armëve”, Papa

Para takimit të sotëm mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska, Papa dhe disa liderë europianë kanë dalë me deklarata, ndërsa Ukraina dhe aleatët e saj në Europë po përpiqen të sigurohen që të mos lihen jashtë bisedimeve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të mërkurën në Berlin me liderë europianë dhe zhvilloi një video–telefonatë me Trump, por mbetet e paqartë nëse ia doli ta bindë kreun amerikan për qëndrimet e tij.

Diplomacia europiane

Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot me Zelensky-n dhe u ra dakord që të takohen pas përfundimit të samitit në Alaska, sipas një njoftimi të Elysee.

Salvini: Nobel nuk mjafton nëse Trump sjell paqen

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini u shpreh se “lutet dhe shpreson” që takimi të prodhojë rikthimin e paqes. Sipas tij, nëse Trump arrin t’i japë fund luftës, “as çmimi Nobel për Paqen nuk do të mjaftojë” për ta shpërblyer.

Papa: Mos dorëzohemi para logjikës së armëve

Papa Leo tha sot se bota nuk duhet të pranojë logjikën e përhershme të konfliktit dhe armëve, duke cituar fjalët e Pius XII gjatë Luftës së Dytë Botërore: “Kurrë më të mos shpërdorohet jeta njerëzore!”

Ai pranoi se sot njerëzit ndihen të pafuqishëm përballë dhunës globale, por theksoi se “nuk duhet të humbim shpresën-Zoti është më i madh se mëkati i botës”.

 

Lini një Përgjigje