Bota 6 Maj 2023, 12:43

Kurorëzimi i mbretit Charles III, Princ Harry “ndëshkohet” në ceremoninë e babait të tij

Shkruar nga Pamfleti

Kurorëzimi i mbretit Charles III, Princ Harry “ndëshkohet”

Duka i Sussex-it, i është bashkuar anëtarëve të tjerë mbretërorë në Westminster Abbey për kurorëzimin e babait të tij, mbretit Charles III.

Princi Harry u shfaq i qetë ndërsa mbërriti në Abbey dhe u pa duke biseduar me kushërinjtë e tij dhe Princeshën Beatrice.

Mendohet se është hera e parë që ai e sheh familjen e tij që nga botimi i librit të tij, Spare. Ai mbërriti në Londër të premten, por bëhet me dije se do të kthehet në SHBA pas ceremonisë për ditëlindjen e djalit të tij.

Princi Archie ka qëndruar në Los Angeles me nënën e tij, Dukeshën e Sussex-it, Meghan Markle ku do të festojë ditëlindjen e tij të katërt.

Teksa hyri në Abbey ai u shfaq i qetë dhe u pa duke biseduar me disa anëtarë të familjes.

Kurorëzimi i mbretit Charles III, Princ Harry “ndëshkohet”
Princi Harry shikon ceremoninë së bashku me bashkëshortin e Princeshës Eugenie, Jack Brooksbank

Pas uljes në aeroportin Heathrow të Londrës të premten në mëngjes, Harry qëndroi në Frogmore Cottage në terrenin e Kështjellës Windsor të premten mbrëma, rezidenca që atij dhe Meghan iu kërkua të lironin nga Mbreti.

Muajin e kaluar Pallati Buckingham konfirmoi se Princi Harry do të merrte pjesë vetëm në ceremoni.

Megjithatë, zyrtarët kanë thënë se Princi Harry dhe xhaxhai i tij Princi Andrew nuk do të kenë asnjë rol zyrtar në ceremoni, pasi ata nuk janë anëtarë të familjes mbretërore.

Ndryshe nga anëtarët e tjerë të familjes, ai nuk ka veshur rroba apo uniforma ushtarake pavarësisht faktit se ka shërbyer në ushtri për një dekadë, duke përfshirë dy turne në Afganistan.

kurorezim mbreti charles princ harry